Staffan de Mistura: Bisedimet SHBA-Rusi të rëndësishme për paqen në Siri

Përfaqësuesi i Posaçëm i Kombeve të Bashkuara (OKB) në Siri Staffan de Mistura, tha se takimi SHBA-Rusi në Moskë ka rëndësi të shkallës së lartë për përfundimin e sulmeve ajrore dhe gjetjen e një formule për kalimin në procesin e paqes, raporton Anadolu Agency (AA).

De Mistura, pas mbledhjes së grupit punues të OKB-së për qasje humanitare, organizoi konferencë të përbashkët për media me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Refugjatëve në Norvegji Jan Egeland, që njëherit është edhe udhëheqësi i takimeve në Gjenevë të Grupit Ndërkombëtar për Mbështetje të Sirisë.

Ai theksoi nevojën për përgatitje në ciklin e tretë të bisedimeve për Sirinë në Gjenevë, që do ta kenë cilësinë e udhërrëfyesit për tranzicionin politik, dhe nevojën që ky cikël të jetë “bindës”. De Mistura bëri të ditur se takimet diplomatike mes Rusisë dhe SHBA-ve janë në vazhdim e sipër.

Sipas tij, takimi SHBA-Rusi në Moskë ka rëndësi të shkallës së lartë për përfundimin e sulmeve ajrore dhe gjetjen e një formule për kalimin në procesin e paqes.

Lidhur me deklaratën e diplomatit rus Sergey Lavrov drejtuar atij se “ka shkelur detyrën”, De Mistura u shpreh se e kupton mosdurimin e ministrit të Jashtëm rus.

“E marr seriozisht deklaratën e Sergey Lavrovit dhe e kuptoj padurimin e tij. Kjo jep mesazhin për përshpejtimin e bisedimeve për Sirinë. Natyrisht që nuk shfaqim përtaci. Bisedimet teknike po vazhdojnë. Ne jemi të gatshëm, dëshirojmë t’i nisim bisedimet, por në mënyrë që ato të jenë të suksesshme, kemi nevojë për ndihmën e dy bashkëkryetarëve. Nuk duam që ky raund të jetë raundi i dytë i bisedimeve të Gjenevës. Presim ta shohim se çfarë do të ndodhë në Moskë. Shpresoj të arrihet marrëveshje e përgjithshme dhe progres”, tha Staffan de Mistura.

– “Halepi është në prag të rrethimit”

Nga ana tjetër, Egeland u shpreh se deri më tani janë dërguar ndihma humanitare për 62 përqind të sirianëve që gjenden nën rrethim.

Ai gjithashtu bëri të ditur se 19 autokolona humanitare po përpiqen të hyjnë në zonën Humus’un el-Waer në të cilën sot jetojnë 75 mijë persona. Më tej Egeland paralajmëroi se në Madaya ku ushqyeshmëria e pamjaftueshme dhe uria përsëri janë shfaqur, sërish mund të ndodh katastrofë humanitare nëse nuk dërgohen ndihma humanitare.

Egeland nënvizoi se është mbyllur rruga Castello që mundëson hyrje-daljen në lindje të Halepit, vend ky në të cilin jetojnë më shumë se 200 mijë persona. “Lindja e Halepit është në prag që të bëhet zona më e madhe që gjendet nën rrethim”, tha ai.

Ndërkaq, përfaqësuesja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Siri Elizabeth Hoff tregoi se forcat e regjimit po vazhdojnë t’i nxjerrin nga autokolonat humanitare pajisjet mjekësore dhe ilaçet antibiotikë.

“Nëse njerëzit nuk trajtohen, nuk do të mund madje të vdesin në qetësi”, tha ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button