Menduh Thaçi priti në takim Ambasadorin e Italisë, Ernesto Bellelli

 

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi në selinë e partisë në Tetovë priti në takim lamtumirës ambasadorin e Italisë në vend, Ernesto Bellelli.

“Kryetari Thaçi dhe Ambasadori Bellelli shkëmbyen mendime për situatën aktuale politike, marrëdhëniet ndëretnike, si dhe për integrimet euro-atlantike të vendit. Kryetari Thaçi e njoftoi Ambasadorin Belleli me qëndrimet e PDSH-së rreth krizës aktuale dhe situatës së përgjithshme në vend, si dhe me mundësit e daljes nga kjo krizë”, njoftojnë nga PDSH.

Sipas kumtesës së partisë, Thaçi vlerësoi se përgjegjësia për situatën e rënd në vend dhe bllokimet e proceseve integruese është te Qeveria e Maqedonisë, duke potencuar se shqiptarët e Maqedonisë nuk do të heqin dorë prej rrugës drejt integrimit në Unionin Evropian dhe në NATO dhe se në këtë drejtim Partia Demokratike Shqiptare do të vazhdojë të komunikojmë me të gjithë faktorët relevant në vend dhe jashtë.

“Ambasadori Bellelli theksoi se vendi i tyre përkrah zbatimin e plotë të reformave në vend si dhe vlerësoi lartë përpjekjet e PDSH-së në këtë drejtim, duke shpresuar në vazhdim të dialogut dhe në gjetjen e zgjidhjes sa më shpejt”, kumtojnë nga PDSH.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button