Tusk: Partneriteti strategjik BE-Kinë është në nivel të lartë

Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk deklaroi se ekonomia evropiane dhe kineze do të jenë viktimat e para në rast se tregtia globale dhe ndërkombëtare zhvillohet pa rregulla të përbashkëta, transmeton Anadolu Agency (AA).

Tusk ka folur në Samitin e 18-të të liderëve të Bashkimit Evropian dhe Kinës, që dje filloi në kryeqytetin kinez, Pekin.

Me këtë rast ai tha se falë samitit janë mbajtur takime shumë produktive me presidentin kinez Xi Jiping dhe kryeministrin Li Keqiang, si dhe ka theksuar partneriteti strategjik mes BE-së dhe Kinës është ngritur në nivel të lartë.

“Falënderoj presidentin dhe kryeministrin për sinqeritetin dhe transparencën. Kemi pasur samit të suksesshëm në Pekin. Me padurim presim organizimin e takimit në Bruksel”, tha Tusk.

Ai ka folur edhe për rëndësinë e rregullave të përbashkëta kur është në pyetje rendi global, dhe shtoi: “Ky rend është interesi ynë i përbashkët, ndonëse në praktikë kemi disa divergjenca. Në rast se tregtia globale dhe ndërkombëtare zhvillohet pa rregulla të përbashkëta, përveç njerëzve të zakonshëm, viktimat e para do të jenë ekonomia kineze dhe evropiane”.

Krahas marrëdhënieve tregtare dhe partneritetit strategjik të BE-së dhe Kinës, në Samitin në Pekin po ashtu është biseduar edhe për krizën e refugjatëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button