Bezak: Krizën politike dhe çështjen e emrit nuk mund t’ua zgjidh BE

“As çështjen e emrit, por as krizën politike në Maqedoni nuk mund ta zgjidh Bashkimi Europian. Nga shteti juaj varen zhvillimet”. Ishte ky mesazhi i ambasadorit Sllovak, Martin Bezak, në Maqedoni nga seanca e Komisionit kuvendor për çështje europiane në Maqedoni, me rastin e marrjes së kryesimit të BE-së nga shteti sllovak, raporton Portalb.

Sipas tij qëllimi jonë është të kemi besimin e qytetarëve. “Kemi synim përforcimin e kredibilitetit të politikës së BE-së për zgjerim. Kryesia do ta ketë për detyrë ta vazhdojë këtë proces, tha ambasadori Bezak.

Në seancë ishte i pranishëm edhe zv/kryministri për çështje europiane Arbër Ademi. Ai foli për rëndësinë e zgjerimit të BE-së.

“Sllovakia ka kapacitet që gjatë mandatit të saj t’ia del me sfidat që ka BE-ja. Maqedonia do të qëndrojë fortë në rrugën euroatlantike. Presim që Sllovakia të jap kontribut dhe përkrahje në politikën e zgjerimit. Për ne është e rëndësishme përkrahja”, deklaroi mes tjerash zv/kryeministri Ademi.

Ademi porositi që liderët të udhëhiqen nga interesi i qytetarëve dhe jo nga ai personal.

Nga ana tjetër, Merale Ferati deputete e PDSH-së, ka kritikuar pushtetin BDI-VMRO-DPMNE dhe ka kujtuar se pikërisht ky pushtet është fajtorë për ngecje në procesin eurointegrues, raporton Portalb.

“Gjithmonë kemi thënë se zgjedhjet kane qenë të kriminalizuara. Kemi shtet me gjyqësi të partizuar, e kontrolluar nga pushteti. Së fundmi kishim emërim të një prokurori i cili është kuadër i BDI-së. Korrupsioni ka lëshuar rrënjë dhe është bërë mjet për t’u pasuruar shpejt dhe lehtë”, tha deputetja Ferati.

Nga 1 korriku i këtij viti, Sllovakia ka marr kryesimin e BE-së./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button