Kush do të mbarojë më shpejtë, Feridja apo kriza politike në Maqedoni?

Parë nga këndvështrimi filozofik e pjesërisht nga ai historik fenomenet që kanë kënaqur një grup të caktuar njerëzish e që kanë helmuar një masë të tërë shtresash janë thyer nga organizimi i brendshëm, e janë rrëzuar nga intervenimi i jashtëm.

Kurse këta dy fenomene në vend, vetëm po vazhdojnë ndaj shqiptarëve, gjersa kjo i konvenon gjithkujt përveç iluzionit “Do të bëhet më mirë“.

Fillojmë me të parën shqiptarët në mendësinë e tyre që prej të ushqyerit, religjionit dhe raporteve të ndërsjella kombëtare, janë mesatarisht të lidhur me kulturën turke, përveç turkofobëve dhe turkofilëve, të cilët janë ekstrem të fanatizuar në teoritë e tyre aq sa ata janë shkaktarët më të mëdhenj për shkatërrimin e kësaj mesatareje dhe futjen e përçarjeve për tu marrë me të tjerët e duke harruar vetveten tonë identitare.

Nëse gjykojmë me të kaluarën edhe prindërit duhet ti urrejmë pse na rrahën kur ishim të vogël,e jo shtetet mike të tanishme që shumica prej tyre në faza të caktuara të historisë na pushtuan ushtarakisht direkt apo indirekt ,ashtu si nesër që do të thonë fëmijët tonë për këto mikshtete se na kishin pas pushtuar politiko-ekonomikisht.

E ç`ndodhi duke përfituar nga komponentat e përbashkët të identitetit shqiptar me atë turk mediat filluan riservimin e këtyre produkteve turke në vendin tonë duke mos pasur parasysh cilësinë e prodhimit por sasinë e përfitimit. E sot pasojat i shohim vet, pesimizmi dita ditës po shtohet ndarjet çiftore kanë lënë namin vuajtja është bërë tren ,kurse krijimi i familjes prapambeturi.

Shtrohet pyetja `kujt i konvenon ky serial konkret e të tjerët në përgjithësi?`,askujt përveç zuzarëve që mënyra e vetme për të mbajtur popullin përpara vetes është servimi i gjithçkaje që sjell përfitime e jo që shkakton edukime.

Në fakt skenaret e këtyre serialeve tangojnë me raste të jashtëzakonshme dhe më shumë me realitetin e imagjinuar kurse shumë pak me botën reale dhe, porosia e tyre nëse do të ishte që audienca mos ti bëjë në jetën reale veprimet që ndodhin në filma do të dilte një hero me pozitivitet që do merrej shembull por problemi është se po ky hero ose do t`ia humbiste shikueshmërinë produktit medial ose do ti jepte fund fare.

E pse nuk i jepet fund serialeve sepse përpiluesit e kësaj fushe kanë arritur të robërojnë emocionalisht popullin, aq sa ky sundim me masën ua ka trashur mjaft portofolin saqë ata mendojnë se shoqëria shkon nga injoranca përkundrazi në krye me rininë populli dita-ditës po zgjohet sado që me kotje, vetëdijesimi po rritet origjinaliteti po shtohet dhe të menduarit me kokën e të tjerëve po dobësohet,edhe pse ky ndryshim nuk po vërehet simptomat tanimë janë në sipërfaqe natyraliteti ka filluar kundërvënien ndaj injeksionalitetit.

Vazhdojmë me të dytën edhe vendi ynë njëjte si vendet e tjera ka pasur kriza dhe normalisht si çdokund ,daljes nga kriza i kanë paraprirë zgjedhjet, por tani këto zgjedhje nuk shihen fare për shkak të reformave në media dhe votueseve të vdekur.

Tek kjo e fundit nuk habitemi që më shumë investohej në meremetimin e varrezave sesa në rregullimin e jetës së të gjallëve. Por në fakt a do të realizohen këto reforma ku botërisht dihet se mediat sado-kudo ndjekin një politikë editoriale të caktuar për të mbijetuar dhe ballkanisht jemi të njoftuar se tek vendet e pa integruara në NATO dhe BE, platforma e vetme e pushtetarëve pasi i fitojnë zgjedhjet është përpilimi i strategjisë se si do ti fitojnë zgjedhjet e ardhshme duke mos sakrifikuar as kufomat.

Shumica e opinionit mendon se zgjidhja e vetme është formimi i qeverisë teknike me ndërmjetësues ndërkombëtar e të përbërë nga ekspertët e vendit.

Por kjo nuk i konvenon askujt, pasi do kohë,poashtu  për të kryer ndërmjetësimin e duhur BE – ja duhet të dërgojë diplomat si Stipe Mesiç që e njohin në thelb Ballkanin e këtu multietnizmi dhe ndikimi i fortë i Rusisë dhe i Sërbisë në aspektin gjeopolitik e konkretisht në funksionimin e linjave fetare, bien ndesh me identitetin katoliko-evropian të Kroatëve në përgjithësi e Mesiçit në veçanti dhe, më shumë do të shkaktohej huti në procesin e bisedimeve se sa trajtim të krizave politiko-shoqërore.

Kurse qeveria teknike nëse nuk u krijua pas konfliktit të vitit 2001,në kohën gjysmë rifillimi paqeje, nuk do të arrihet as tani në kohën gjysmë rifillim i konfliktit.

Shtrohet pyetja se PSE nuk mundet të arrihet qeveria teknike? Përgjigja është e thjeshtë pasi politika dogji brumin më të madh të intelektualëve të vjetër pasi nuk kishin hapësirën e veprimit nga komandantët e frontit, e si do kthehen përsëri ata kur e din se ndërkombëtarët janë vetëm shikues ndërsa Perandorët e vjetër ende shohin çdo kapacitet intelektual si Gladiator të tyre .

A do të jenë zgjedhjet-zgjidhje, për mendimin tim përafërsisht po pa marrë parasysh rezultatin se a do të mbetet pushteti apo do të ndërrohet, sepse edhe nëse ndërrohet pushtetit të papunët do ti zëvendësojnë të përjashtuarit nga puna dhe, situata do të mbetej e njëjtë, saqë thellimi i krizës në të gjitha fushat do të shkaktonte emigrimet njëjte si në Kosovë, pastaj nga përjetimi i helmit populli do të fillonte të kërkojë ilaçin me mish e me shpirt, e ky ndryshim mendësie do ti paraprinte vetëdijesimit të shprehjes së revoltës dhe presionit nga shumica ndaj veprimit të partive politike `të pafajshme’, e me ndihmë të shoqërisë civile dhe faktorit ndërkombëtar, do krijoheshin kushtet e vërteta  dhe reale për ti identifikuar gënjeshtrat folklorike e për të kërkuar programet identike që do ta ngrisnin kapacitetin e qytetarëve të Maqedonisë, konkretisht shqiptarëve.

A do ti konvenojë kjo dikujt, jo askujt përveç iluzionit `Do të bëhet më mirë `,pasi historikisht Maqedonia ka qenë eksperiment ndërkombëtarë në kurriz të shqiptarëve, por në hap me kohën ajo dita ditës do të shndërrohet në produkt të të gjithë qytetareve, pasi situata ka ardhur deri në atë nivel gjakrash saqë tanimë nuk ekziston mundësia e tretë por vetëm dy rrugë :

`Konflikt civil, ose formatim të organizmit shtetëror-shoqëror `.

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button