Të drejtat e romëve në Maqedoni, temë e takimit në Prilep

Problemet rrjedhëse nga fusha shëndetësore dhe sociale dhe evaluimi i përparimit në aktivitetet e ndërmarra të institucioneve pas rasteve ku janë prekur romët, janë tema për të cilat sot do të diskutohet në takimin e tretë të “Parlamentit qytetar rom”, që do të mbahet në Prilep.

“Parlamenti qytetar rom” paraqet grup të organizuar të 40 liderëve joformalë nga komuniteti rom, të cilët angazhohen për të drejtat kolektive të romëve.

Organizator i takimit është Shoqata ROMA S.O.S Prilep.

Sipas programit, në takim është paraparë të mbajë fjalim ministri pa resor Nezhdet Mustafa.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button