Obama në Dallas, homazhe për policët e vrarë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, do të qëndrojë sot në Dallas të Teksasit, ku do të ndjekë një shërbim përkujtimor për pesë policët e vrarë javën e kaluar, shkruan REL.

Obama do të shoqërohet nga nënpresidenti Joe Biden dhe paraardhësi i tij, George W. Bush.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest, ka thënë se Obama do të përpiqet të ngushëllojë njerëzit në gjithë vendin, pas sulmit në Dallas dhe vrasjes së afrikano-amerikanëve nga policia, të cilat kanë shkaktuar protesta në shumë qytete.

Sulmi në Dallas ka ndodhur gjatë një proteste kundër vrasjes së dy afrikano-amerikanëve, vetëm pak ditë më parë.

Sulmuesi ka thënë se ka dashur të hakmerret dhe të vrasë njerëz të bardhë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button