Sulm i armatosur ndaj pallatit të drejtësisë në Michigan të SHBA-së

Njoftohet se një sulm i armatosur është kryer ndaj pallatit të drejtësisë në Michigan të SHBA-së, raporton Anadolu Agency (AA).

Sulmi ndaj pallatit të drejtësisë Berrien County bëhet e ditur se ka ndodhur rreth orës 14.30 me orën lokale. Ndërkohë Paul Bailey, sherifi i The Berrien County në një deklaratë pas ngjarjes ka theksuar se dy punonjës kanë humbur jetën gjatë sulmit si dhe është plagosur një ndihmës sherif.

Gjithashtu Bailey u shpreh se situata është marrë nën kontroll dhe se personi i dyshuar është vrarë gjatë konfliktit të armatosur. Ai ka shtuar se hyrjet dhe daljet në ndërtesat përreth janë mbyllur me qëllim marrjen e masave të sigurisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button