Greqi, shqiptari “fast and furious” me policinë, kapet 19 kg marijuanë

Një motor i cili vinte nga kufiri i gjelbër në Sarandë është ndjekur nga policia greke. Policia ka sinjalizuar që motori të ndalonte, por drejtuesi nuk i është bindur urdhrit të policisë greke.

Pas ndjekjes motori i cili drejtohej nga një 32-vjeçar u ndalua në Artë në zonën e Agia Anargiro. Gjatë kontrollit në motor ishin fshehur 19 kg marijuanë, e cila ishte e ndarë në 21 pako.

Policia vuri në pranga shqiptarin që drejtonte motorin, ndërsa një person tjetër i cili ishte pasagjer arriti të largohej me vrap, ndërsa uniformat blu janë vënë në ndjekje të tij, transmeton Opinion.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button