Gjukanoviq: Në Ballkan ende ekzistojnë vatra për konflikte të mundshme

Politika e dyerve të hapura për pranim të anëtareve të reja duhet të mbetet thelbi i NATO­s, si një nga mënyrat më të mira dhe më efikase për mbështetje të paqes dhe stabilitetit , deklaroi sot në Varshavë kryeminsitri malazez, Millo Gjukanoviq.

Sipas tij, siç lajmëruan mediumet malazeze, NATO nuk guxon të heqë dorë nga ideja për pranim të anëtareve të vendeve nga Ballkani, sepse në rajon ende ekzistojnë vatra të konflikteve të mundshme. “NATO realisht nuk mund ta garantojë sigurinë e vet, vetëm nëse kujdeset për qytetarët dhe territoret e veta, por duhet të kahëzohet edhe drejt përballjes me sfidat jashtë kufijve të vet dhe të bashkëpunojë me KB­në, BE­në dhe faktorët e tjerë rajonal të komunitetit ndërkombëtar”, deklaroi Gjukanoviq, i cili në Varshavë merr pjesë në Samitin e Aleancës.

Mali i Zi merr pjesë në Takimin e kreut të NATO­s në cilësinë e shtetit i cili ka ftesën për anëtarësim në Aleancë. Podgorica e mori ftesën për anëtarësim në NATO vitin e kaluar në dhjetor, ndërsa në rrjedhë është procesi i ratifikimit të Protokollit për pranim të tij nga ana e vendeve anëtare të Aleancës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button