SHBA, vriten me snajper në Dallas pesë policë

Pesë policë në Dallas janë vrarë nga snajperisitët, pasi mbi dhjetë të tjerë ishin objektiv i sulmit gjatë protestave për shkak të vrasjes së dy afro-amerikanëve gjatë ndërhyrjes së policisë në Minesota, njoftuan autoritetet, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjatë një ore policia ka negociuar me të dyshuarin në garazhin në Main Street afër kolegjit El Centro. Tre personat e tjerë të dyshuar janë në paraburgim. Shefi i policisë në Dallas, David Brown të premten tha se i dyshuari ka porositur se “fundi po vjen” se bombat janë vendosur në të gjitha anët dhe se do të vrasë dhe lëndojë shumë prej nesh”.

Duke u fshehur në një garazh ai vazhdoi të qëllojë drejt policëve. Pesë apo gjashtë breshëri janë regjistruar në video incizimin gjatë të enjtes mbrëma, ndërsa Brown tha se dyshohet për dy snajperistë. “Kam përshtypje se janë dy snajperistë që kanë qëlluar dhjetëra policë. Të shtënat kanë ardhur nga ndërtesat përreth. Tre nga policët ndërruan jetë, dy janë operuar, ndërsa tre të tjerë janë në gjendje kritike”, tha Brown.

Pak më vonë, në llogarinë e policisë në Twitter u publikua njoftimi se një tjetër polic ka ndërruar jetë, pastaj edhe një tjetër, ku numri i të vrarëve u rrit në pesë. Brown shtoi se në vazhdim është kërkimi intensiv për të gjetur të dyshuarin ose të dyshuarit.

Policia në rrjetet sociale ka shpërndarë një foto të një njeriu të maskuar të cilin e ka etiketuar si një nga të dyshuarit, dhe i kërkoi publikut ndihmë në identifikimin e tij.

Një burrë i cili u prezantua si vëllai më i ri i personit të dyshuar nga fotografia, për një televizion lokal tha se vëllai i tij vullnetarisht ka dorëzuar armën në polici që të përjashtuar veten nga secila mundësi që të dyshohet si i përfshirë në të shtënat.

Në njoftimin e dytë të policisë, u informua se i dyshuari është vetëdorëzuar. Gjatë një konference të shkurtër për mediat në të cilën ishte prezent edhe kryetari i Dallasit, Mike Rawlings, shefi policor David Brown njoftoi se i dyshuari ka kërcënuar se do të vendosë një bombë në qytet.

Mbetet e paqartë se si autoritetet bënë ndërlidhjen e sulmeve me kërcënimin me bombë. Policia njoftoi se një paketë e dyshimtë së bashku me të dyshuarit të tjerë janë gjetur në afërsi të vendit ku kanë ndodhur të shtënat. Thuhet se të dyshuarit janë në paraburgim, dhe se me paketën po merret ekipi policor për bomba.

Kryetari i Dallasit Rowlings i bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen në mbështetje të viktimave. Komunikacioni hekurudhor dhe i autobusëve në qytet është ndërprerë, ndërsa policia ka pastruar rrugët dhe larguar përfaqësuesit e mediave larg nga vendi i ngjarjes.

Dallas ishte njëri nga qytetet e shumta në SHBA, në të cilin të enjten u mbajtën protesta të qeta si shenjë solidariteti për njerëzit me ngjyrë. Protestat u bënë pas vdekjes së tre të rinjve me ngjyrë, të vrarë nga policia në një interval treditor. Rasti i fundit ndodhi të mërkurën në Minesota.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button