MPJ ruse: Maqedonisë po i përgatitet “revolucion i larmë”

Marija Zaharova, zëdhënëse e Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme, deklaroi se opozita e Maqedonisë po përgatitet për revolucion të ri të larmë, të nxitur nga faktorë të jashtëm, transmeton MIA.

Duke folur në konferencë për shtyp, Zaharova tha se diplomatë amerikanë kanë qenë të përzier në protestat e kohëmëparshme në Serbi, me përdorimin e “një grupi të vogël agresiv të qytetarëve të paguar nga jashtë”, dhe shtoi se po vazhdojnë përpjekjet që të organizohen protesta të këtilla të reja në Maqedoni.

“Po përgatitet terreni për revolucion të ri të larmë, kësaj radhe në Maqedoni. Kosntatojmë se praktika e përzierjes në punët e brendshme të shteteve është thellësisht e rrënjosur në Ballkan”, deklaroi Zaharova, e cila i theksoi protestat opozitare kundër presidentit Ivnaov dhe Qeverisë si hyrje në një “revolucion” të ri.

Prej fillimit të publikimit të inçizimeve nga ana e LSDM-së, Moska zyrtare disa herë ka reaguar me vlerësime se bëhet fjalë për projekt të organizuar dhe financuar nga jashtë, me qëllim që të ndërrohet Qeveria e Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button