Ndryshimet në testimin ekstern, diskriminuese

Ndryshimet në ligjin për arsim të miratuara një ditë më pare në Kuvend nuk janë mirëpritur nga Unioni i nxënësve dhe Lidhja e arsimtarëve shqiptar. Sipas tyre, ndryshimet me të cilat parashihet që nota e testimit ekstern të mos shënohet në dëftesë, por në një ftetë të posaçme janë jo serioze dhe paraqesin eksperiment të ri me nxënësit, shkruan Alsat-M.

“Unioni i nxënësve shqiptar po ashtu dënon këtë lojë jo të hijshme si dhe njëkohësisht nuk tërhiqet nga premtimi që u është dhënë në takimin tonë me ministrin e arsimit Pishtar Lutfiu më date 31 maj 2016 për tërheqje të plotë të testimit ekstern dhe gjithmonë do të qëndrojmë këmbëngulës derisa të plotësohet premtimi, ndërsa ndryshimet ligjore mund të mbeten vetëm reklamë”, tha Majlinda Qilafi, Unioni i Nxënësve shqiptarë.

Ndryshimet parashohin tërheqjen e testimit ekstern nga klasa e katërt dhe e pestë, por me këtë zgjidhje sipas Nuhi Dardhishtës nga Lidhja e Arsimtarëve Shqiptar diskriminohen mësimdhënësit mes vete, ata ta ciklit të ulët dhe të lartë ‐llor si dhe ata të shkollave të mesme.

“Amnistohen mësuesit prej klasës së pare deri në klasën e pestë ndërsa do të testohen arsimtarët prej klasës së gjashtë dhe shkollave të mesme, kështu që është një diferencim në mes të arsimtarëve dhe pjesa tjetër nuk është e qartë për notën në dëftesa sepse ne jemi shumë të vetëdijshëm sepse për një note jo pesë në testim ekstern shumë studentë kanë mbet pa i shfrytëzuar bene‐cionet, 50 % mos të paguajnë studimet apo edhe kreditë tjera nuk i kanë shfrytëzuar vetëm për shkak të notave të testimit ekstern. Kështu që është edhe prej nxënësve të shkollave ‐llore që konkurrojnë për bursa në shkollat e mesme”, deklaroi Nuhi Dardhishta, LASH.

Lidhur me këto ndryshime ka reaguar edhe partia opozitare LSDM e cila kërkon tërheqjen e plotë të testimit ekstern.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button