Kosova dhe Shqipëria me konsullatë të përbashkët në Mynih

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës dhe ajo e Shqipërisë së shpejti do të hapin konsullatën e përbashkët në Mynih. Hapjen e konsullatës do ta bëjnë ministri Enver Hoxhaj dhe homologu i tij, Ditmir Bushati.
Konsullata në Mynih do të jetë e dyta e këtij lloji pas hapjes së Konsullatës së Përgjithshme në Milano.

Hapja e konsullatës së përbashkët është tregues i avancimit të veprimeve të koordinuara të politikës së jashtme të të dyja shteteve me qëllim të përmirësimit të shërbimeve konsullore për qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë, transmeton Lajm.

Konsullata e Përgjithshme e Mynihut është paraparë t’i mbulojë landet e Bavarisë (Bayern), Baden-Vyrtembergut (Baden-Württemberg), Rajnland-Pfalc (Rheinland-Pfalz) dhe Zarland (Saarland). Shërbimet dhe ndihmën e kësaj konsullate pritet ta marrin rreth 30 për qind e qytetarëve të të dyja shteteve që jetojnë Gjermani.

Përveç kësaj, hapja e Konsullatës së Përgjithshme do të ndikoj edhe në partneritetit strategjik Kosovë – Shqipëri si dhe intensifikimin e marrëdhënieve bilaterale me landet që janë në rrethin e juridiksionit të kësaj konsullate.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button