RDM: Partitë në pushtet të tregojnë përgjegjësi në negociata

­ Ripërtëritja demokratike e Maqedonisë (RDM) apelon deri te dy partitë në pushtet të tregojnë përgjegjësi dhe seriozitet në procesin negociues dhe është në interes të qytetarëve, të mundësojnë krijimin e kushteve korrekte dhe demokratike.

Vetëm kështu, qëndron në kumtesën e sotme të RDM­së, do të vazhdojë kriza politike, pas së cilës do duhet të fillojmë proces të ri të kthimit të pozitave të vjetra dhe shkuarjes përpara. Nga RDM shprehin pakënaqësi në sjelljen e partive në pushtet në procesin negociues për daljen nga kriza politike.

“Ditën kur opinioni priste publikimin e 40.000 emrave në shqyrtimin e fundit, partitë në pushtet dolën me propozim të ri, kreativ ­ të ketë listë të tretë dhe të gjitha të vlerësohen si valide!? Në përkthim, kjo do të thotë që të munden edhe në zgjedhjet e ardhshme të përsëriten manipulimet zgjedhore!”, qëndron midis tjerash në kumtesën e RDM­së. shk/hr/14:4

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button