Mourinho: Futbolli im është më intensiv se i Van Gaal-it

Trajneri i ri i Manchester United ka deklaruar se stilin e futbollit të cilin ai e kultivon është më intensiv se i paraardhësit të tij në klub, trajnerit holandez Louis van Gaal, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjatë qëndrimit të tij në “Old Traford” Van Gaal është kritikuar shumë për shkak të stilit të futbollit që ka kultivuar dhe për shkak të faktit se nuk ka rrezikuar shumë.

“Po, dëshirojmë të luajmë më ndryshe se sezonin e kaluar. Van Gaal është absolutisht trajner kulmor dhe filozofia e tij është shumë e qartë. Filozofia ime është më ndryshe, nuk mendoj se është më e mirë, por është më ndryshe”, theksoi Mourinho për televizionin e klubit dhe vazhdoi.

“Më shumë jam intensiv. Dua posedimin e topit si mënyrë për të krijuar shanse, jo vetëm që të jetë informacion statistikor në anën e ekipit tim. Nuk frikësohem të humbas topin dhe nuk frikësohem nga rreziku”, u shpreh Mourinho. Portugezi theksoi se nuk do të kultivojë një stil të lojës, por do të përshtat lojtarët ku ka situate me të cilat përballen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button