“Proceset gjyqësore dhe burokracia, pengesë për ndërtimin e xhamisë në Greqi”​

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit dhe Çështjeve Fetare të Greqisë, George Kalancis tha se pengesë për mos hapjen e xhamisë në Athinë e cila ka filluar prej 10 vitesh të ndërtohet janë burokracitë, destabiliteti politik dhe proceset gjyqësore të hapura ndaj saj, raporton Anadolu Agency (AA).

Rreth 300 mijë muslimanë e kaluan edhe një tjetër Ramazan pa një xhami në Athinë, ndërkohë në lidhje me këtë problem Kalancis i është përgjigjur pyetjeve të gazetarit të AA.

Duke theksuar se ligji i cili i hapte rrugë ndërtimit të xhamisë është aprovuar në vitin 2006, Kalancis më tej tha: “Për ndërtimin e xhamisë janë 4 ministri përgjegjëse. Ajo e Arsimit, Financës, Infrastrukturës dhe e Mjedisit. Janë bërë njëherë në 2 vite zgjedhje dhe si rrjedhojë të katër ministrat kanë ndryshuar.”

Kalancis në fjalën e tij ka theksuar gjithashtu se duke kundërshtuar ndërtimin e xhamisë, një grup e ka çuar çështjen në Gjykatën e Lartë. “Shteti do të paguaj për ndërtimin e kësaj xhamie. Ata të cilët kanë hapur këtë proces thonë që ndihmojnë Islamin. Ata thonë që meqë nuk japim të holla për kishën atëherë nuk duhet të japim as për xhaminë”, u shpreh ai.

Ndërsa në lidhje me procesin gjyqësor Kalancis thotë se ai është akuzuar disa herë si Sekretar i Islamit. “Një lider ortodoks në një proces gjyqësor më akuzoi si sekretar të Islamit. Më akuzoi gjithashtu se jam duke çuar në greminë Greqinë dhe ortodoksizmin. Kemi dy procese në këtë drejtim. Jemi në pritje të vendimit. Besoj se në muajt në vijim do të kemi një vendim të tillë”, është shprehur në vijim të fjalës së tij ai.

Duke nënvizuar se janë vënë në dispozicion dy stadiume në Pire dhe Marusi për faljen e namazit të Bajramit, Kalancis theksoi se edhe në qytete të tjera ku jetojnë muslimanë bashkitë kanë bashkëpunuar duke ofruar ambjente se ku mund të falet namazi i këtyre festave.

Në një fjalim të mbajtur në Strazburg, Kryeministri i vendit, Aleksis Tsipras theksoi se muslimanët e Athinës do të kenë një xhami dhe një vend për varrezë. Në kryeqytetin në të cilin jetojnë qindra mijëra besimtarë muslimanë, ka 120 vende faljeje (mesxhide), ndërkohë vetëm 3 prej tyre kanë licencë.

Ministria e Arsimit dhe Çështjeve Fetare të Greqisë kishte deklaruar disa ditë më parë se nëse mesxhidet e tjera plotësojnë kushtet edhe atyre mund të ju jepet leje e posaçme

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button