Me rastin e Fiter Bajramit, drekë për emigrantët në QT Tabanoc

Me rastin e festës së madhe të Fiter Bajramit, sot në Qendrën Tranzitore të Tabanocit organizatat joqeveritare përgatitën drekë dhe sollën dhurata për fëmijët. “Në këtë festë të madhe të myslimanëve, ne u organizuam dhe u solidarizuam me refugjatët. Është bukur të shihet se të gjithë janë të gëzuar, duam madje së paku të ndjehen sikur janë në shtëpitë e tyre në Siri”, deklaroi Edmond Latifi nga organizata “Legis”. Koordinatori i Qendrës Transitore, Goran Stojanovski, deklaroi se me Kryqin e Kuq dhe me organizatat dhe institucionet e tjera joqeveritare u organizuam që të ndihmojmë refugjatëtë dhe emigrantët. Ai shtoi se do të ketë edhe lojëra sportive midis refugjatëve dhe përfaqësuesve të pranishëm në insitucionet e tjera në qendër.

“Gjithsej 63 refugjatë janë nga Siria, ndërsa pjesa tjetër janë nga Afganistani. Pjesa më e madhe janë familje me fëmijë. Njerëzit mbetën në Qendër me siguri për dy arsye, nuk kanë mjete të mjaftueshme apo dëshirojnë që në mjënyrë legale të vazhdojnë udhëtimin drejt vendeve të dëshiruara. Përgjegjësia jonë është që të kujdesemi maksimalisht për këta njerëz, pa marrë parasysh nëse janë 1.500 apo 80 siç janë tani”, deklaroi Stojanovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button