?Loja “Angry Birds” përdorej për përgjim nga NSA’ja

Pak kush mund të mos e dijë për lojën “Angry Birds”. Ajo është ndër lojërat më të përhapura në “Smart Phones”, por faktet e reja të nxjerra në lidhje me skandalin e përgjimeve masive të Agjencisë Kombëtar të Sigurimit të SHBA’ve (NSA, tregojnë që loja në fakt është përdorur për përgjim.

Një hulumtim i “Thw Guardina”, “New New York Times” dhe i rrjetit hulumtues “Propublica” i bazuar në dokumentet e zbuluara nga ish-kontraktori i NSA’së, Eduward Snowden, aplikacionet e “Smart Phones”, por në veçanti loja “Angry Birds” është përdorur për qëllim të përgjimit masiv të vend-ndodhjes së njerëzve.

Kjo lojë, por edhe shumë aplikacione të tjera në këta telefon kërkojnë leje për tu qasur në të dhëna personale në telefon që të mund të funksionojnë, dhe më e shpeshta, kërkojnë që treguesi i vend-ndodhjes të rrijë vazhdimisht aktiv, dhe kjo, sipas hulumtimit, ishte në fakt si e dhënë që ruhej nga NSA’ja në programin tashmë shumë të kontestuar publikisht, programin PRISM./ Express

Lajme të ngjashme

Back to top button