Rusia shton sanksionet ndaj mallrave të Ukrainës

Mësohet se Rusia ka miratuar kufizime shtesë për kalimin mallrave të Ukrainës përmes territorit rus, raporton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën me shkrim të Ministrisë për Zhvillim Ekonomik të Ukrainës thuhet se vendimi i kryetarit të shtetit të Federatës Ruse është publikuar ditën e djeshme.

Në deklaratë bëhet e ditur se janë miratuar kufizime shtesë për mallrat që vijnë nga Ukrainë për të bërë kalim transitor në Rusi.

Aty më tej thuhet se “Këto kufizime përkohësisht mund ta ndalin plotësisht kalimin e mallrave ukrainase që përmes tokave ruse synojnë Kazakistanin, Kirgistanin dhe shtetet e treta. Kufizimet aktuale të Rusisë përmbajnë diskriminim, janë jotransparente dhe të pavend dhe të njëjtat i shkelin rregullat e Organizatës Botërore e Tregtisë dhe detyrimet në kuadër të marrëveshjes për zonë të tregtisë së lirë.”

Rusia, për shkak të hyrjes në fuqi të Marrëveshjes për Tregti të Lirë mes Ukrainës dhe Bashkimit Evropian, në fillim të vitit kishte sjellë disa kufizime në lidhje me kalimin transitor të mallrave ukrainase në Rusi.

– Edhe Ukraina do ta kufizojë kalimin e mallrave rusë

Nga ana tjetër, zv/ministri ukrainas i Zhvillimit Ekonomik, Stepan Kubiv, në deklaratën e tij tha se “Edhe ne do t’i kundërpërgjigjemi në mënyrë të njëjtë Rusisë duke zbatuar kufizime të njëjta për kalimin e mallrave rusë drejt shteteve të treta.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button