Plagjiatura është e lehtë, por jashtë rregullave etike dhe profesionale

[Recension: Edhe deputetët e BDI-së dyshojnë te universiteti “Nënë Tereza”]

Numri i madh i mediave është i mirëseardhur, kur ata në ambient të konkurrencës së mirëfilltë kultivojnë demokracinë dhe pluralizmin mediatik. Duke informuar saktë, në mënyrë objektive dhe duke e vënë theksin gjithmonë mbi interesin e përgjithshëm, mediat krijojnë besueshmëri te opinioni i gjerë. Mirëpo, mosrespektimi i rregullave profesionale ndikon në humbje të kësaj besueshmërie. Një prej veprimeve të tilla që vërehet shpesh te mediat në Maqedoni është plagjiatura.

13565479_10209989388593985_1437461850_nLinku deri te artikulli origjinal: “Edhe deputetët e BDI-së dyshojnë te universiteti “Nënë Tereza””

Data dhe koha e publikimit: 30.06.2016

Data e recensionit: 01.07.2016

Recensues: Xhenis Sulimani

Tekstin që po e recensojmë ka të bëjë me plagjiaturë klasike. Materiali është marrë nga portalb.mk, gjë që nuk është cituar askund në përmbajtje. Në këtë mënyrë, është shkelur  mbi rregullat etike të gazetarisë, por edhe është treguar mungesë respekti ndaj punës së kolegut të një medie tjetër. Konkurrencën e bën kualiteti, risitë dhe puna profesionale. Kjo gjë sikur është “harruar” nga ata që zgjedhin rrugën ‘më të lehtë’ për të sjellë informacion duke bërë plagjiaturë.

Teksti origjinal, përveç se përmban me emër e mbiemër autorin, ka të theksuar edhe “raporton Portalb”, por kjo pjesë qëllimshëm është fshirë te teksti – plagjiat.

Kodi etik i gazetarisë mëson se: Nëse informacioni është marrë ose parafrazohet nga ndonjë media tjetër, vepër autoriale ose studim, burimi duhet të përmendet, në të kundërtën, do të trajtohet si plagjiat, e jo si produkt gazetaresk.

Në këtë plagjiat, përveç që nuk citohet burimi apo përmbajtja origjinale, në fund të tekstit vendosen edhe iniciale tjera, që s’janë të autorit të tekstit origjinal.

“Përgjigje me shkrim deputetja Nora Aliti do të merr edhe nga Sekretariati për Marrëveshjen e Ohrit, për pyetjen se çfarë do të behet me analizën e Marrëveshjes së Ohrit dhe cila është ardhmëria e analizës. (s.m.)”

Plagjiatura s’ka të bëje me gazetarinë. Mashtrohen ata që mendojnë se i kontribuojnë demokracisë dhe profesionalizmit, me tekste pa citim e pa respektuar rregullat etike të gazetarisë.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button