Fillon prodhimi i Audi Q2

Në fabrikën në Ingolstadt, në Gjermani, zyrtarisht ka filluar prodhimi serik i Crossoverit të ri të kompanisë Audi, Q2.

Çmimi zyrtar i këtij Crossoveri, në Gjermani, do të fillojë nga 22.900 euro, transmeton Koha.net.

Ky çmim vlen për versionin bazë të këtij modeli, pra për Audi Q2 me motor benzinë 1.0-litër TFSI me tre cilindra e me kapacitet prej 116 kuajfuqi, në kombinim me marshim manual.

Në dispozicion do të jenë edhe motorët si benzinë 1.4-litër TFSI me kapacitet prej 150 kuajfuqi dhe 2.0-litër TFSI me 190 kuajfuqi, si dhe motorët dizel 1.6-litër TDI me 116 kuajfuqi, 2.0-litër TDI me 150 kuajfuqi si dhe 2.0-litër TDI me 190 kuajfuqi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button