Shkup, pasditja me shi, bubullima dhe breshër

Në pasditen e sotme, në Shkup pati të reshura të mëdha të shiut, të shoqëruar me bubullima dhe breshër. Më herët, drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) ka njoftuar se në orët e pasdites në disa vende moti do të jetë jostabil me reshje të bujshme të shiut, bubullima dhe erë të përforcuar lokale dhe në formë të stuhisë me reshje intensive të shiut dhe breshëritë. Pritet që proceset të jenë më të shpeshta në pjesët lindore dhe malore perëndimore  të vendit.

Rajoni i Maqedonisë gjendet nën ndikimin e masës së lagtë dhe të nxehtë ajrore kështu që kushtet për jostabilitet sot pasdite janë të volitshme. Temperatura do të lëvizë prej 28 deri në 36 gradë Celsius. Indeksi UV do të jetë 9.

Nga e diela deri të martën do të mbizotërojë mot stabil me reshje të dobëta të shiut, ndërsa të hënën me erë të kohëpaskohshme veriore. Temperatura e ditës do të jetë në rënie të butë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button