Hoxhaj: Po rritet numri i shteteve që duan të na njohin

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj përmes një postimi në Facebook ka njfotuar se është duke zhvilluar një seri takimesh në kërkim të njohjes së vendit nga ato shtete që nuk e kanë bërë ende këtë gjë.

Ai ka theksuar se ka gatishmëri në rritje të shteteve të ndryshme për ta njohur pavarësinë e vendit, njofton Klan Kosova.

Në turin lobues në New York takova edhe përfaqësuesit e Greqisë, Izraelit, Sudanit Jugor dhe Singaporit, të cilëve u kam kërkuar t’i bashkohen listës prej 111 shteteve që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Ka një gatishmëri në rritje të shteteve hezituese për ta njohur Kosovën dhe për këtë jam optimist. Po ashtu, kam takuar edhe përfaqësuesit e shteteve mike si Franca, Italia e Finlanda me të cilët diskutova çështjen e koordinimit për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare në muajt e ardhshëm. EH

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button