Acar në SHBA, verë në Brazil!
Teket e motit po vazhdojnë.
Moti i acartë ka shkaktuar kaos të vërtetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanadanë fqinje, ndërsa në anën tjetër janë regjistruar temperatura përcëlluese në Brazil dhe në Argjentinë.
Në Buenos-Ajres temperaturat kanë arritur deri në 44 gradë Celsius.
Të reshurat e mëdha të borës, erërat e fuqishme dhe temperaturat tejet të ulëta që kanë goditur pjesët verilindore të SHBA-së kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 16 njerëzve.
Pjesa më e madhe e viktimave kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve në komunikacion.
Meteorologët kanë parashikuar se temperaturat gjatë ditëve në vijim mund të bien deri në minus 23 gradë Celsius.