Hollande: Vendimi i Britanisë së Madhe për të dalë nga BE-ja nuk mund të anulohet

Presidenti i Francës, Fraçois Hollande, ka deklaruar se vendimi i popullit britanik për daljen nga BE-ja nuk mund të anulohet apo të vonohet, raporton Anadolu Agency (AA).

Hollande pas një takimi me kryeministrin e Britanisë, David Cameron, në një deklaratë për mediat vuri theksin tek avantazhet e të qenit në Bashkimin Europian. Ai theksoi se populli britanik duhet të mendojë për humbjen e këtyre avantazheve. “Por vendimi është dhënë tashmë. Nuk mund të ketë kthim nga ky vendim. Tani duhet të mendohen përfundimet e këtij vendimi”, ka pohuar ai ndër të tjera.

Presidenti francez më parë në një deklaratë për mediat kishte theksuar se historia e përbashkët e BE-së dhe Britanisë së Madhe ka mbaruar dhe se BE-ja do të vazhdojë rrugën e saj pa Britaninë e Madhe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button