Sërish dhunë ndaj të burgosurve të Kumanovës

Në vend se të përgjigjen, njësitë speciale vazhdojnë edhe më tej të keqtrajtojnë pjesëtarët e grupit të Kumanovës. Sipas avokatëve, rrugës për në gjykatë policia ka keqtrajtuar Andi Krasniqin, i njohur si komandant Malisheva dhe Shefket Hallaçin, ndërsa pas përfundimit të seancës rrugës për në Prilep kanë keqtrajtuar edhe Demë Shehun, transmeton Alsat-M.

“Dem Shehu gjatë ditës së djeshme kur është kthyer në burgun e Prilepit përsëri është malltretuar dhe arsyet janë të njohura se ata janë ankuar për maltretimet. Nuk kam informata për Andi Krasniqim por mendoj se edhe ai është malltretuar pasi janë bartur me transport”, deklaroi avokati Naser Raufi.

Nga Ministria e Brendshme nuk japin informata nëse kanë filluar me hetime për pjesëtarët e njësisë speciale lidhur me keqtrajtimin e të akuzuarve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button