Maqedoni, zero nxënës në paralelet artificiale në shkolla

Gjykuar në bazë të interesimit që kanë treguar nxënësit për regjistrimin në shkollat e mesme, nuk ka thuajse aspak gjasa që këtë vit të formohen paralelet artificiale maqedonase dhe turke të cilat i cakton Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) me gjithë mungesën ndër vite të atyre nxënësve në shkolla të caktuara, shkruan gazeta Koha.

Kështu, në gjimnazin “Rilindja” të fshatit Zhitoshë, në Shkollën e Mesme Komunale “Cvetan Dimov” në Shkup, Gjimnazin “Negotinë” të Komunës së Vrapçishtës dhe ndonjë shkollë tjetër, kot që MASH-i kërkon formimin e paraleleve maqedonase dhe shqiptare. Gjasat për formimin atyre paraleleve janë zero.

Nëse regjistrimi i nxënësve për vitin shkollor 2016/2017 do të mbajë ritmin e paraqitjes së parë të afatit të qershorit, është mëse e sigurt se do të dështojnë edhe këtë vit paralelet që mbahen artificialisht nëpër Konkurset e MASH-it. Dy ditët e paraqitjes së parë të qershorit i lanë bosh të gjitha vendet për formimin e dy paraleleve maqedonase dhe një turke në SHM “Cvetan Dimov” në Shkup. Situatë e njëjtë është edhe në paralelen maqedonase në Gjimnazin “Rilindja” në Zhitoshë, si dhe në paralelen turke në Gjimnazin “Negotinë” të Vrapçishtit. Për dallim prej “Cvetan Dimov” ku vite përpara paralelet maqedonase dhe turke mbusheshin me nxënës shqiptarë, në gjimnazin e Zhitoshës dhe Negotinës nuk janë formuar as edhe një herë paralelet maqedonase dhe turke.

Pas këtij lajmi ka reaguar edhe kryetari i Unionit të Nxënësve Shqiptar, Jasir Asani.

“Gjatë viteve te fundit vërehet dukshëm se Ministria e Arsimit dhe Shkencës tenton me dhunë të mbaj të hapura paralelet maqedone te ashtuquajtura paralele artificiale në të cilën para disa viteve këto paralele i plotësonin nxënësit shqiptar, mirëpo tash ndodh e kundërta ku nxënësit shqiptar vetëdijësohen dhe i thonë stop këtij diskriminimi të Ministrisë së Arsimit dhe tash është koha që të kenë fituar mesazhin e duhur, pra nuk ka më plotsim të paraleleve maqedone me nxënës shqiptar. Ç’do gjë ka mbarim edhe lojës së brendshme te MASH-it i erdhi fundi”, shkruan kryetari i UNSH-së, Jasir Asani.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button