Sekreti për një lëkurë të shëndetshme gjatë verës

Dielli dhe temperaturat e larta ndaj të cilave ekspozohemi rrezikojnë shëndetin tonë.

Ekspozimi në diell mund të nxisë plakje të parakohshme të lëkurës, theksim të rrudhave, shenjave ose njollave kafe, tharje të lëkurës dhe mund të predispozojë zhvillimin e kancerit të lëkurës, transmeton 21 Media.

Rrezatimi UVA përfaqëson atë pjesë të rrezatimit që ka gjatësinë e valës më të gjatë dhe depërton më thellë në lëkurë (në pjesën e dermës). Aktivizon radikalet e lira dhe përshpejton plakjen e lëkurës.

Për ta mbrojtur lëkurën, sidomos gjatë sezonit të verës, është e domosdoshme të përdorim krema, të cilat duhet t’i vendosim para se të ekspozohemi në diell.

Për të mbrojtur lëkurën, duhet të shmangim ekspozimin gjatë pikut të ditës, të përdorim aksesorë si kapela dhe syze, të konsumojmë ujë, fruta dhe perime.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button