Turqi, neutralizohet terroristi i PKK-së, pjesëmarrës në sulmet në Ankara

Në operacionet anti-terroriste në krahinën juglindore të Dijarbakirit, forcat e sigurisë turke kanë neutralizuar terroristin Mehmet Sirin Kocakayju, pjesëtarin e PKK-së i cili ishte i përfshirë në sulmin terrorist të 17 shkurtit të këtij viti në Ankara, kur nga shpërthimi i autobombës u vranë të paktën 29 persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Forcat turke të sigurisë kanë nisur një fushatë të gjerë në rrethin Lice me qëllim të neutralizimit të elementeve terroriste të PKK-së në shpatet malore të këtij rajoni.

Një burim i paidentifikuar ushtarak për AA, tha se pjesëtarët e forcave turke dje në fshatin Yalaz neutralizuan PKK terroristin me emrin e koduar “Sirin”, i cili ishte pjesë e sulmit terrorist të shkurtit ndaj mjetit të shërbimit transportues ushtarak në qendër të Ankarasë.

Terroristi që kishte kryer sulmin në Ankara pak para aktit me një automjet të marrë me qira kishte ardhur në Dijarbakir dhe ishte takuar me Sirin-in.

Të paktën 29 persona u vranë në sulmin terrorist të kryer me autobombë nga pjesëtarët e organizatës terroriste PKK në Ankara më 17 shkurt të këtij viti. Në kuadër të hetimit për këtë rast policia turke ka arrestuar 15 të dyshuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button