OKB: Regjimi sirian dhe grupet tjera nuk respektojnë standardet ndërkombëtare

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) njoftoi se regjimi i Sirisë dhe grupet e tjera në vend nuk zbatojnë standardet ndërkombëtare në çështjen për lejimin e mbërritjes së produkteve mjekësore për të plagosurit në Siri si dhe ndërhyrjen e mjekëve ndaj personave në nevojë, raporton Anadolu Agency (AA).

Këshilltari i Staffan de Mistura-s, përfaqësuesit special të OKB-së për Sirinë i cili kryeson takimet e Grupit Ndërkombëtar Mbështetës të Sirisë (ISSG) dhe sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Refugjatëve të Norvegjisë, Jan Egeland, pas takimit të grupit të punës për qasjen e ndihmave humanitare të OKB-së ka mbajtur një konferencë për media në zyrën e OKB-së në Gjenevë.

Duke nënvizuar se një prej problemeve më të mëdha në krizën e Sirisë është mos-arritja e ndihmave mjekësore për nevojtarët, Egeland tha:

“Regjimi i Sirisë dhe grupet e tjera në vend nuk tregojnë tendencë të jenë në përputhje me standardet ndërkombëtare në çështjen për lejimin e mbërritjes së produkteve mjekësore për të plagosurit në Siri si dhe ndërhyrjen e mjekëve ndaj personave në nevojë për ndërhyrje mjekësore. Nxitet logjika ‘mjeku i armikut tim është armiku im‘. Por mjeku i armikut tim është miku im sepse vepron vetëm në përputhje me ligjin ndërkombëtar”.

“Në vend nuk kamjaftueshëm punonjës të shëndetësisë dhe produkte mjekësore. Gjithashtu në vend nuk ka një sistem të evakuimit shëndetësor. Këto probleme rritin humbjet e jetëve në konfliktet në Siri”, tha Egeland.

“Kundër këtij qëndrimi si Grup i punës humanitare duhet të bëjmë diçka”, u shpeh Egeland duke theksuar se në vend po bëhen përpjekje për të penguar mjekimin e të plagosurve ku dhe si rezultat i kësaj humbin jetën gratë dhe fëmijët.

Ai tha se dje në Siri ka patur një sulm me snaiper ndaj autokolonës së ndihmave ku si pasojë është plagosur një prej shoferëve. “Ky sulm ka treguar se sa probleme kanë punonjësit e ndihmave dhe se në shumë rajone në vend nuk zbatohet armëpushimi”, theksoi Egeland.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button