Pezullohen deri më 15 korrik bisedimet për paqen në Jemen

I dërguari i OKB-së për Jemenin, Ismail Vild Shejh Ahmed ka njoftuar pezullimin e përkohshëm të bisedimeve të paqes për Jemenin të cilat zhvilloheshin në Kuvajt, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të mërkurën, Shejh Ahmed tha se të dy palët ndërluftuese, përkrahësit e qeverisë dhe grupi Shia Husi do të kthehen në tryezën e bisedimeve më 15 korrik me “rekomandime praktike” për arritjen e marrëveshjes përfundimtare.

Ai shtoi se gjatë këtyre dy javëve, një seri takimesh do të mbahen me qëllim të përshpejtimit të procesit negociues.

Burime të afërta me bisedimet u shprehën për AA se agjendat e takimeve “do të përfshijnë propozime për një zgjatje të armëpushimit dhe shkëmbimin e të burgosurve.

OKB mbështet bisedimet e paqes në Kuvajt ndërmjet qeverisë së Jemenit në njërën anë dhe Husive dhe aleatëve të tyre nga ana tjetër. Bisedimet nisën më 21 prill.

Pezullimi i bisedimeve ka zhgënjyer shumë jemenas, të cilët shpresonin se negociatat do të çojnë në një zgjidhje të konfliktit që ka shkaktuar mijëra të vrarë dhe rreth 2.5 milion njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.

Nga ana tjetër sipas burimeve lokale thuhet se mes Husive dhe mbështetësve të ish-presidentit Salih nga njëra anë dhe Forcave Qeveritare nga ana tjetër ka pasur përleshje të armatosura në qytetin Taiz ku Husitë kanë sulmuar me raketa një bazë ushtarake.

Burimet thonë se si rrjedhojë e këtij sulmi të paktën 10 persona nga radhët e Husvie dhe përkrahësve të Salih humbën jetën. Ndërsa në radhët e ushtrisë qeveritare nuk dihet nëse ka humbje në njerëz.

Ndërkohë koalicioni ndërkombëtarë i udhëhequr nga Arabia Saudite ka ndërmarrë një sulm ajror ndaj Husive në rajonin Garab.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button