Erdogan flet për qëllimet e sulmuesve terroristë

Presidenti i Republikës së Turqosë, Recep Tayyip Erdogan gjatë një adresimi në Ankara në iftarin me të punësuarit në presidencë, deklaroi se as sulmi i fundit terrorist në aeroportin ndërkombëtar Ataturk në Stamboll, nuk do të përçajë Turqinë dhe qytetarët e saj, raporton Anadolu Agency (AA).

“Kjo nuk do të përçajë vendin tonë. Persona të caktuar jetojnë me ëndrra të tilla por nuk do të jetë ashtu siç dëshirojnë. Përse këto sulme? Asnjëherë nuk do t’u japim, nuk dëshirojmë t’u japim asnjë pëllëmbë të kësaj toke të lagur me gjakun e dëshmorëve”, tha Erdogan.

Ai theksoi më tej se Turqia përsëri ishte cak i terroristëve për të shtuar se vendi është para një sprove të rëndë.

“Sidoqoftë, nuk kam as dyshimin më të vogël se do të tejkalojmë terrorin, organizatat terroriste dhe sulmet terroriste”, tha Erdogan.

“Kushdo qoftë i përzier në këto punë, të gjithë e dimë mirë se qëllimi i organizatave terroriste është të vënë Turqinë në pozitë të pashpresë dhe ta detyrojnë të bëjë lëshime”, porositi më tej presidenti i Turqisë.

Deri më sot askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin e fundit në aeroportin e Stambollit që rezultoi me 42 civilë të vrarë, por ministri i Brendshëm i Turqisë, Efkan Ala, deklaroi mbrëmë se të dhënat e fundit me të cilat disponjnë shërbimet turke flasin se sulmi terrorist në aeroportin ndërkombëtar Ataturk në Stamboll është kryer nga organizata terroriste DAESH.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button