OEMVP: Rebalanci i Buxhetit vazhdon të jetë në dëm të investimeve kapitale

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri- Perëndimore duke i ndjekur nga afër ngjarjet ekonomike dhe politike në vend shpreh shqetësimet e saja për propozimin e fundit qeveritar për rebalancin e buxhetit, i cili sipas vlerësimeve të OEMVP-së  vazhdon të jetë gjithmonë në dëm të investimeve kapitale.

Këtë epilog të ngjarjeve OEMVP  e ka paralajmëruar që në fund të vitit të kaluar dhe shqetësimet tona për fat të keq u bënë realitet, u bë rebalanci i buxhetit  dhe pritjet e rritjes ekonomike nuk kaluan  më shumë se 2 %.

Nuk është vetëm kriza politika e kësaj periudhe që ndikon në rebalancin e buxhetit, por kjo flet me tepër, për planifikim të mbivlerësuar të buxhetit  nga ana e  pushtetit disa vite me radhë,  sepse mbi 8 vite ne kemi rebalanc të buxhetit. Zëri buxhetor i cili më së lehti mundë të shkurtohet dhe mos të ketë trazira sociale është vlera e investimeve kapitale të cilat reduktohen çdo vit.

Me rebalancin investimet kapitale zvogëlohen për 10% ose për 45 milion euro që nuk nënkupton se për këtë vlerë  ekonomia e vendit do të qarkullojë më pak, por duhet marrë në konsideratë se këto investime kapitale kanë një multiplikatorë  me koeficient në mes 0,7 dhe 1,1 ku  vlera e cila do të injektohej në ekonomi do të ishte së paku 76,5 milion euro.

“Tatimin e shtuar” e paguan sektori i biznesit, sepse ata humbin në njërën anë  nga ulja e Prodhimit Bruto Vendor dhe nga ana tjetër nga zmadhimi i defiçitit buxhetor.

Trend shqetësues paraqet edhe rritja e normës  së borxhit public, sepse  i njëjti aspak nuk korrenspondon në projektet zhvillimore ekonomike por për projekte jofitimprurëse si Shkupi 2014 edhe shumë investime të ngjashme me shuma marramendëse. Kjo ecuri e kreditimit të shtetit për një afat shumë të shkurtër kohorë do të arrijë nivelin e borxhit publik në  50% në raport me PBV që do të ishte fatale për vendin tonë sepse do të kemi vështirësi edhe në servisimin e borxheve sepse rritja  PBV nuk korrespondon me rritjen e borxhit.

Me rebalancin kemi reduktim të buxhetit  edhe në dy sektor me rëndësi jetike për vendin, në shëndetësi ku nuk mund të tolerohet sepse ajo është ministria të cilës më së paku mund ti shkurtohet buxheti pasiqë në pyetje është shëndeti dhe jeta e qenies njeri. Njashtu në bujqësi si sektorë  shumë i rëndësishëm për ekonominë e vendit, por si çdo herë kemi rritje të vlerës së transfereve sociale dhe e cila më çdo vit rritet me qëllim të mbajtjes së rendit shoqërorë.

Ngjarjet e fundit në Bashkimin Europian dukshëm do të ndikojnë në këmbimin tregtarë në periudhën e ardhshme  e cila edhe më tepër do të vështirësojë ekonominë e vendit. Është koha që Maqedonia fokusin e saj ta drejtoj nga bizneset e vendit sepse ato edhe në kohërat më të vështira i ngelin besnik vendit dhe e mbushin arkën shtetërore dhe punësojnë pjesën më të madhe të fuqisë punëtore në vend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button