TIKA mbështetje për arsimin në Maqedoni

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) po vazhdon mbështetjen e saj për arsimin në Maqedoni duke realizuar projektin për rinovimin dhe ndërtimin e një objekti shtesë në një shkollë fillore në qytetin e Gostivarit dhe projektin për ndërtimin e foshnjores në një shkolle fillore në qytetin e Kërçovës, raporton Anadolu Agency (AA).

TIKA siguroi mbështetje për rinovim gjithëpërfshirës dhe ndërtim të një objekti shtesë në Shkollën Fillore “Mustafa Kemal Ataturk” në qytetin veriperëndimor të Maqedonisë, Gostivar, ndërkohë që mes Zyrës Koordinuese të TIKA-s në Maqedoni dhe udhëheqësisë së shkollës u nënshkrua marrëveshje protokolli.

Në aktivitetin ku morën pjesë koordinatori i TIKA-s në Maqedoni Teoman Tiryaki, Ministri pa Resor i Maqedonisë Furkan Çako, kryetari i Komunës së Gostivarit Nevzat Bejta dhe drejtori i Shkollës Fillore “Mustafa Kemal Ataturk” Oktay Nureddin, u nënshkrua marrëveshje protokolli mes koordinatorit të TIKA-s dhe drejtorit të shkollës.

Koordinatori i TIKA-s në Maqedoni Teoman Tiryaki, duke folur në konferencën për media të organizuar pas nënshkrimit të marrëveshjes, tha se TIKA po zhvillon shumë projekte dhe aktivitete në shumë fusha në Maqedoni dhe se në kuadër të kësaj, projekti i sotëm për rinovimin gjithëpërfshirës të Shkollës Fillore “Mustafa Kemal Ataturk” dhe ndërtimi i një objekti shtesë është njëri nga projektet më të rëndësishme që i kanë realizuar në fushën e arsimit në vitin 2016.

“Në kuadër të projektit të realizuar me bashkëpunimin e Unionit të Komunave të Botës Turke dhe TIKA-s, sot po e realizojmë rinovimin gjithëpërfshirës dhe ndërtimin e objektit shtesë në këtë shkollë”, tha Teoman, duke shtuar se kanë vendosur për një projekt të tillë pasi që shkolla nuk ishte renovuar për një kohë të gjatë dhe për këtë arsye kishte qenë e papërshtatshme për ndjekjen e procesit arsimor.

Ndërkaq, drejtori i Shkollës Fillore “Mustafa Kemal Ataturk”, Oktay Nureddin, ofroi të dhëna në lidhje me shkollën duke thënë se “Shkolla jonë është shkolla më e madhe turke në Maqedoni dhe Ballkan me mbi një mijë nxënës dhe tri shkolla periferike”.

Nureddin gjithashtu falënderoi TIKA-n dhe Unionin e Komunave të Botës Turke për projektet dhe Komunën e Gostivarit për miratimin dhe mbështetjen gjatë procesit ligjor të projektit.

Nga ana tjetër, Ministri pa Resor i Maqedonisë Furkan Çako, duke tërhequr vëmendjen se projektet që TIKA i ka realizuar në tërë Maqedoninë janë tejet të dobishme për shoqërinë, e shfaqi besimin se edhe në të ardhmen do të vazhdojnë projekte të rëndësishme dhe të vlefshme sikundërse projekti i sotëm.

Kryetari i Komunës së Gostivarit Nevzat Bejta theksoi se në kuadër të komunës kanë realizuar projekte të mëdha në fushën e arsimit, porse mbështetja e sotme e TIKA-s ka rëndësi të veçantë, duke falënderuar çdo person dhe organizatë që ka kontribuar në realizimin e këtij projekti.

– Në Kërçovë do të ndërtohet foshnjore në një shkollë fillore

Në kuadër të mbështetjes së TIKA-s për arsimin në Maqedoni, në qytetin perëndimor të vendit, Kërçovë, do të ngritet një ndërtesë për foshnore brenda kufijve të Shkollës FIllore “Sendo Shterjoski”.

Pas nënshrkimit të marrëveshjes së protokollit në godinën e Komunës së Kërçpvës mes koordinatorit të TIKA-s në Maqedoni Teoman Tiryaki dhe kryetarit të Komunës së Kërçovës Fatmir Dehari, delegacioni mori pjesë në ceremoninë e hedhjes së gurthemeleve, ndërsa më pas u organizua konferencë e përbashkët për media.

Në fjalimin e dhënë, koordinatori i TIKA-s për Maqedoni Teoman Tiryaki u shpreh se foshnjorja që do të ndërtohet do të përfshijë tri klasa dhe hapësirë të gjerë, ndërsa në të do të mund të ofrohen vakte dhe arsim cilësor.

Ndër tjerash, Tiryaki potencoi se “Do të ndërtohet një ndërtesë foshnjoreje e cila më parë nuk ka qenë këtu dhe do të jetë në dobi të arsimit fillor. Më lejoni që para jush ta shfaq kënaqësinë nga aktivitetet që i kemi ofruar në fushën e arsimit!”

Ndërkaq, kryetari i Komunës së Kërçovës Fatmir Dehari, duke theksuar se foshnjorja që do të ndërtohet do të ketë vlerë të veçantë nga arsyeja që do t’i ofrojë shërbimet për fëmijët e të gjitha kombësive, tha se “Kjo ndërtesë së cilës sot iu hodh themeli ka rëndësi të madhe. Sepse me këtë foshnjore plotësohet një nevojë dhe mungesë e madhe e popullit të këtushëm, në atë mënyrë që do të jetë tejet e dobishme për shoqërinë”.

Dehari gjithashtu i shprehu falënderime Qeverisë së Turqisë dhe TIKA-s për mbështetjen e dhënë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button