Votohet themelimi i Universitetit “Dame Gruev”, PDSH: Në vend të integrimit të brendshëm, Qeveria po bën ndarje

Me 67 vota “për” dhe 6 “kundër” deputetët kanë votuar Ligjin për themelimin e Universitetit për mbrojtje nacionale, siguri dhe paqe “Damjan Gruev” në Shkup, raporton Portalb.

Zv/ministrit për Arsim, Spiro Ristovski ka arsyetuar hapjen e këtij Universiteti. Sipas tij, ky institucion për arsim të lartë do të ndikojë të rritet kualiteti i arsimit.

Deputetja e pavarur Sollza Gërçeva e ka cilësuar këtë akt si projekt politik. Ajo potencoi se po krijohet sistem paralel i Universitetit Shën Qirili dhe Metodi.

“Kemi mungesa të kuadrove. Rinia po ikë nga vendi. Ky projekt politik është tendencioz, që ka për qëllim zëvendësimin e Universitetit Shën Kirili dhe Metodi. Ky tentim i pushtetit do të jetë i pasuksesshëm”, ka porositur Gërçeva.

Ndërkaq, deputeti i PDSH-së Orhan Ibrahimi  tha se Qeveria BDI-VMRO po kontrabandojnë me vullnetin e qytetarëve për Universitetet.

“Në vend të integrimit të brendshëm ju po bëni segregacion. VMRO-BDI po ndërtojnë një të ardhme pa shpresë, ju nuk keni mësuar asgjë nga historia. Krijoni institucione ekskluzivisht të pastra monoetnike. Me kësi qasje nuk do të kemi të ardhme të mirë”, deklaroi Ibrahimi nga foltorja e parlamentit.

Ibrahimi ka akuzuar partitë në pushtet VMRO dhe BDI për emrat e institucioneve arsimore që nuk janë aspak figura universal dhe unifikuese dhe se me këto emërime thellojnë ndarjen e brendshme etnike në vend.

Deputetët e BDI-së edhe pse të pranishëm në sallë, nuk i janë përgjigjur akuzave të PDSH-së./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button