Fjalor dhe përmbajtje që nuk e kanë vendin në media profesionale

[Recension: Kim Mehmeti godet BDI-në, dhe ia “fut” Besës!]

Nuk do të themi asgjë të re nëse do të konstatojmë politizimin e skajshëm të mediave në vend. Kjo në fakt konstatohet edhe nga institucionet relevante që ndjekin lirinë e shprehjes dhe të mediave në botë, si Freedom House, “Reporterët pa kufij”, ku Maqedoni shënon rënie të lirë, por edhe raportet e Komisionit Evropian dhe Departamentit Amerikan të Shtetit. Rrjedhimisht, sa më e ashpër bëhet beteja mes subjekteve politike, aq më tepër përdoren mediat për “qërim hesapesh”, duke hequr dorë nga misioni për informim të drejtë dhe të balancuar të publikut.

Kim Mehmeti godet BDI në dhe ia “fut” Besës – Fol.mk

Linku deri te artikulli origjinal:  Kim Mehmeti godet BDI-në, dhe ia “fut” Besës!

 Data dhe koha e publikimit: 07/06/2016

Data e Recensionit: 09.06.2016

Recensues: Benjamin Arifi

Teksti që po recensohet është qartë në funksion të qërimit të hesapeve politike dhe me tendencë denigrimi ndaj një personaliteti. Shkrimi bazohet në statusin në Facebook të Kim Mehmetit, por ky status interpretohet siç do vetë autori i kësaj përmbajteje, duke i dhënë kahje kundër subjekteve të caktuara, të cilat nuk përmenden fare në prononcimin me shkrim të Mehmetit. Gjithashtu, teksti nuk shpjegon se ku e bazon interpretimin, respektivisht në cilën pjesë të statusit Mehmeti – siç shprehet në tekst – “ia fut” Besës.

Megjithatë, tendenca politike nuk është “difekti” kryesor i këtij teksti. Ky artikull përmban edhe cilësime dhe sulme personale ndaj Kim Mehmetit, duke etiketuar atë jashtë kornizave etike dhe profesionale gazetareske.

Kim Mehmeti, njeriu  dikur  i përkdheluri i Frçkovskit  i cili gati një  jetë u angazhua në projektet  ”multikulti” , sot  iu është kujtuar të kritikojë .

Qasjet e tilla të përbaltjes të imazhit të një personaliteti publik, përveçse me rregullat profesionale dhe etike, bien ndesh edhe me normat juridike, dhe mund të sanksionohen me Ligjin për përgjegjësi civile për ofendim dhe shpifje.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button