LR-PDSH: Përpilohet buxheti, shqiptarët nuk përfitojnë asgjë

“Është bërë normale në Maqedoni që gjatë përpilimit të buxhetit qëndror, shqiptarët të mos përfitojnë asgjë sa i përket mjeteve të destinuara për investime kapitale”, reagojnë nga Lëvizja për Reforma në PDSH.

Sipas tyrem nga gjithësej 450 milionë euro mjete të parapara për investime në infrastrukturë, në vitin 2016, koalicioni qeverisës VMRO-BDI për shqiptarët i ndau jo 115 milion euro, aq sa u takon shqiptarëve, por vetëm 8.5 milion euro.

“Kjo shumë e cila është e pamjaftueshme për të kryer qoftë edhe një projekt, me rebalansin e parë të propozuar nga Qeveria VMRO-BDI, do të përgjysmohet në 4.5 milion euro.  Me këtë mënyrë dinakërore të ndarjes së mjeteve dhe pastaj tërheqjes së tyre, qeveria VMRO-BDI, objektin e Teatrit dhe Bibliotekës së Tetovës nuk do të mund të ndërtojë as në 50 vitet e ardhëshme. E njëjta vlen edhe për Teatrin e Shkupit dhe Sheshin Skenderbeu, që ngjashëm si dy projektet e sipërpërmendura, ka 8 vite që parashihet ndërtimi i tyre, por asesi nuk ndodh ajo. Këtij modelit të qeverisjes së praktikuar nga koalicioni qeverisës “mashtro, vjidh dhe mos realizo”, i ka ardhur fundi. Shqiptarët në zgjedhjet e ardhëshme do të dënojnë keqas  kleptomanët që vjedhin dhe dëmtojnë të tashmen dhe të ardhmen e gjeneratave që vijnë pas”, përfundojnë nga LR-PDSH.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button