Sead ef. Nasufoviç zgjidhet kreu i Bashkësisë Islame të Serbisë

Në seancën e meshihatit të Sanxhakut të Bashkësisë Islame të Serbisë (BIS) dhe anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm të BIS dje në Sjenicë për Reis-ul-ulema të Bashkësisë Islame të Serbisë, me shumicë votash u zgjodh teologu dhe profesori nga Novi Pazari Sead ef. Nasufoviç.

Nga 35 anëtarët e trupit votues në takim prezent ishin 27 anëtarë, ku 23 prej tyre votuan për Nasufoviç, një ishte kundër dhe tri fletëvotime ishin të pavlefshme, është konfirmuar për Anadolu Agnecy (AA) nga Bashkësia Islame e Serbisë.

Anëtarët dhe krerët e meshihatëve, imamët kryesorë, drejtorët e medreseve dhe zyrtarë tjerë të këtij institucioni mbajtën takimin në kompleksin e xhamisë Nur në Sjenicë, ndërsa votimi ishte i fshehtë.

Në zgjedhjet për Reis-ul-Ulemaun e ri të BIS nuk morën pjesë anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të meshihatëve të Serbisë dhe Preshevës, pasi që më parë këto dy meshihate ishin dakorduar me përzgjedhjen e kandidatit i cili do të zgjidhej nga meshihati i Sanxhakut.

Emërimi zyrtar për Reis-ul-Ulema të Nasufoviç do të shpallet kur zgjedhja e tij edhe formalisht do të konfirmohet nga meshiahtet e Serbisë dhe Preshevës, kurse ceremonia e përurimit dhe pranim-dorëzimit të dokumentit të emërimit ligjor të Reisit të ri pritet të bëhet ditën e dytë të Fitër Bajramit në Xhaminë Bajrakli të Beogradit.

Nasufović ishte kandidati i vetëm për njeriun e parë të Bashkësisë Islame të Serbisë dhe ai do të zëvendësojë Adem ef. Zilkiçin i cili këtë post e ushtronte nga viti 2007.

Sead ef. Nasufoviç ka lindur në Bijelo Polje në vitin 1979, ku edhe kishte përfunduar shkollën fillore dhe më pas në vitin 1994 në Novi Pazar përfundon medresenë e mesme “Gazi Isa Beu”. Ai më vonë u transferua në Sarajevë në Fakultetin e Shkencave Politike. Ai është teolog i diplomuar islam, me magjistraturë të pedagogjisë islame, mjeshtër i pedagogjisë islame, filolog i diplomuar për gjuhën serbe/boshnjake, magjistër i filologjisë të gjuhës serbe/boshnjake. Ai ka punuar si kryeredaktor i revistës “Vakat”, si dhe ka punuar në fushën e bibliotekonomisë dhe gazetarisë.

Reisi i sapozgjedhur i BIS, së fundmi është dhe anëtar i Komisionit Qeveritar për mësim-besimin fillor në shkollat e mesme, profesor në Medresenë “Sinan-beg” në Novi Pazar.
Në Serbi që nga viti 2007 Veprojnë dy bashkësi islame, Bashkësia Islame e Serbisë (BIS) dhe Bashkësia Islame në Serbi (BInëS).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button