Gjykata e Apelit në seancë publike do ta shqyrtojë ankesën për paraburgimin e Talesktit

Gjykata e Apelit në Shkup, sot në seancë publike do ta shqyrtojë ankesën për arrest shtëpiak të kryetarit të Manastirit, Vlladimir Taleski, i paraqitur nga avokati i tij, konfirmojnë nga Gjykata, njofton Portalb.

Ashtu siç informojnë nga atje, seancë është caktuar për në orën 14:00.

Shqyrtimi i lëndës për Taleskin në seancë publike, thonë nga Gjykata e Apelit, është bërë me kërkesë të mbrojtjes së kryetarit të Manastirit, i cili bën ankesë për vendimin e Gjykatës Penale.

Përndryshe, Këshilli Penal i Gjykatës Themelore Shkupi 1, më parë e ka shfuqizuar vendimin e gjykatësit në procedurë paraprake me të cilin, Taleskit i është marrë pasaporta dhe është sjellë vendim që atij t’i shqiptohet masa e arrestit shtëpiak, transmeton Portalb.

Taleski, arrestin shtëpiak e ka filluar më 20 qershor, kur policia e Manastirit ka filluar ta zbatojë vendimin e Gjykatës Penale, ndërkaq ekipet e saja në mënyrë të paparalajmëruar e kanë vizituar shtëpinë e tij.

Kryetari i Manastirit, është i dyshuari i parë i rastit “Transportuesi”, që e ka hapur Prokuroria Speciale Publike (PSP). Ai bashkë me 22 persona tjerë, ngarkohen për veprën penale “keqpërdorim të detyrës”, në lidhje me transportimin e nxënësve të Manastirit, ku i kanë bërë dëm arkës së shtetit plot 360.000 euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button