Interes publik, apo “interesant” për publikun?

[Recension: Zoran Zaevi para iftarit bëri “sevap”, sot jepte nga 500 denarë]

Gjatë transmetimit të një informacioni në media duhet të jetë e qartë se pse është ai me interes publik. Nëse autori nuk arrin të gjejë arsyen e kësaj, atëherë, me gjasë, ai informacion është i panevojshëm. I tillë është ky “lajm” i publikuar nga Tetova Sot. Për më tepër, informacioni pa dëshmi të mjaftueshme, si duket është publikuar për të kryer vetëm rolin e publicitetit dhe për të tërhequr sa më shum publik.

Tetovasot - Zoran Zaevi para iftarit beri sevap sot jepte nga 500 denare 1Linku deri te artikulli origjinal: Zoran Zaevi para iftarit bëri “sevap”, sot jepte nga 500 denarë 

Data e publikimit: 18.06.2016

Data e recensionit: 19.06.2016

Recensues: Fatlume Dervishi

Ndalimi në rrugë i një funksionari politik nga disa simpatizantë të tij, vetëm për ta takuar, nuk përbën lajm. Gjithë çfarë përmban ky tekst është një fotografi, që nuk ka karakteristikat e lajmit. Pjesa tjetër e tekstit ka më tepër rolin e publicitetit, promovimit, se sa të një informacioni objektiv.

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev sot u bllokua nga disa simpatizant të tij në rrugë afër qendrës “Mavrovka” ku edhe bllokuan rrugën për disa minuta. E veçanta e tij sot atyre që zgjatën dorën ai ju dha nga 500 denarë para Iftarit.

Si burim të cilit i referohet përmbajtja është një lexues anonim që supozohet se ka qenë në vendin e ngjarjes dhe që me gjasë ka shkrepur edhe fotografinë. Edhe sikur kryetari i LSDM-së, Zorav Zaev, të ketë qenë i bllokuar nga simpatizantët e tij, edhe sikur t’u ketë dhënë lypsarëve në rrugë nga 500 denarë, pse është kjo me interes për masën e gjërë të lexuesve, pse është përmendur “iftari”? Natyrisht, për të “goditur” më shumë lexuesit gjatë kësaj periudhe të vitit, që është e rëndësishme për një pjesë të konsiderueshme të lexuesve shqiptarë.

Autori më tej hyn në komentim të gjendjes politike nga “të dy anët e medaljes”, edhe atë duke e quajtur “diktatorial” sistemin e qeverisjes së Gruevskit si dhe duke e konsideruar Zaevin si person kyç për krizën politike në vend.

Ndryshe Lideri i LSDM-së vazhdon të jetë personi kyç në politikën në Maqedoni duke bllokuar sistemin diktatorial të Gruevskit dhe duke krijuar një krizë të thellë politike në vend.

Në rastin konkret, as nuk mund të ketë dyshim se a janë të nevojshme më shumë burime informacioni apo se vallë është e nevojshme prezenca e palës tjetër. Nuk është me interes për opinionin që të vërtetojë nëse dikush, në rolin e një qytetari, ju ka dhënë diçka lypsarëve në rrugë dhe sa ju ka dhënë.

Kodin Etik të Gazetarëve të Maqedonisë sqarohet domethënia e interest publik.

Interesi publik përfshin informacione që mund të kontribuojnë për zbulimin e veprave kriminale, shpërdorimeve të pozitës zyratre, rrezikimit të demokracisë, korupsionit, rasteve të padrejtësive, shkeljen e të drejtave të njeriut, diskriminimit, rrezikimit të shëndetit dhe sigurisë së njerëzve, pakujdesi dhe/ose paaftësi të funksionarëve publik. Interesi publik, poashtu, inkuadron edhe informacione që u ndihmojnë njerëzve të marrin vendime me karakter publik dhe pengojnë mashtrimin apo manipulimin me popullësinë me deklarata ose me veprime nga individë ose organizata.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button