Gjermania shkatërroi Sllovakinë 3:0 (VIDEO)

Gjermania kalon me lehtësi Sllovakinë, duke siguruar një vend në çerekfinale, teksa do të presë e qetë fituesin e super sfidës Itali-Spanjë.

“Pancerat” shkatërruan 3-0 slllovakët që nuk bënë asgjë për të merituar më shumë. Skuadra e Joakim Lëv dominon të 90 minutat duke kaluar në avantazh që në minutën e 8-të me një super gol të Boateng.

Ozil pas 4 minutash mundtë dyfishonte shifrat nga pika e bardh, por fantazisti turko-gjerman gaboi. Për golin e dytë mendoi Gomez në fundin e pjesës së parë.

Në fraksionin e dytë ka pak histori për të treguar, teksa do të ishte Gjermania sërish diktonte lojën, madje gjen dhe një tjetër gol me talentin Draxler.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button