Ja pse me mijëra njerëz ndjekin teologun e nderuar Elvis Naçi!

Teologu i mirënjohur nga Tirana ELVIS NAÇI gjithë e më shumë po vjen e po bëhet më i kapshëm, më i nderuar dhe më i dashur në mesin e shqiptarëve në mbarë trojet dhe myslimaneve në përgjithësi.

Ky djalosh, mendoj se ajo që e bëri që me mijëra njerëz të ndjekin ligjërimet e tij nëpër xhamia të stërmbushura dhe oborret e tyre, pa dyshim se është shpërblimi i Allahut xh.sh. që një shpirt i tillë të frekuentojë në mesin e besimtarëve.

Madje ajo që ka bërë dhuntia e Zotit në shpirtin dhe zemrën e tij është, se tek ai nuk ka vend fare mendjemadhësia dhe prepotenca për punën që bënë ai.

I madhi Zot , si duket me saktësi ka skenuar shprtin , mendjen dhe zemrën e tij , se ai në asnjë moment nuk ndjehet mendjemadh për faktin që para tij sheh mijëra njerëz që po dëgjojnë ligjërimet e tij, sepse ai sillet me thjeshtësinë më të madhe por ekskluzivisht duke thënë fjalët e Allahut xh.sh, dhe atë çka në fakt thotë KURANI Famëlartë.

Pra Elvis Naçi ndjehet krenarë dhe i gëzuar se para tij dëgjojnë mijëra njerëz besimtarë jo se e ndjenë veten më të ditshëm se vëllezërit e vetë dhe kolegët e tij, por se ndjehet i gëzuar që me mijëra po ndjekin Fjalët e të Madhit ZOT.

Dhe kjo është madhështia e Elvis Naçit, dhe mu për këtë ndiqet nëpër xhamia ku ai është prezent si i ftuar dhe në rrjetet sociale të formateve të ndryshme.

Elvisi me retorikën e ëmbël dhe brilante si aftësi të falur nga I Madhi ZOT , në mënyrë të shkëlqyer para besimtarëve e etablon TË VËRTETËN se KURANI është Univers i heshtur, ndërsa Universi është Kurani që flet .

Zoti e bekoftë Elvis Naçin, familjen e tij dhe mbarë njerëzimin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button