SNHR: Mbi 12.600 persona kanë humbur jetën nga torturat në Siri

Që nga fillimi i konfliktit në Siri 12.679 njerëz kanë humbur jetën si pasojë e torturave, raporton Anadolu Agency (AA).

Rrjeti i të Drejtave të Njeriut në Siri me qendër në Londër (SNHR), me rastin e ditës ndërkombëtare të solidarizimit me viktimat e torturave, ka publikuar një raport vjetor të titulluar “Duhet të lirohen të burgosurit e mbetur”. Në raportin në fjalë thuhet se që nga fillimi i luftës në mars të vitit 2011 deri në qershor 2016, 12.679 persona kanë humbur jetën si pasojë e torturave. Raporti thekson gjithashtu se nga këta persona 163 janë fëmijë dhe 53 të tjerë janë gra.

Regjimi i Asadit është përgjegjës për 99 për qind të rasteve të vdekjeve nga torturat, thuhet në raport dhe theksohet se PYD ka vrarë 18 persona nga të cilët 1 fëmijë, ndërsa DAESH është bërë shkak për vdekjen e 29 personave, nga të cilët 1 fëmijë.

Nga ana tjetër sipas raportit në fjalë, Fronti Nusra dhe 15 grupe të tjera janë përgjegjës për vdekjen me anë të torturës të 19 personave.

SNHR ka nënvizuar se disponon në arkivin e saj emrat e të gjithë personave të cilët kanë humbur jetën si pasojë e torturave në Siri.

Kryetari i SNHR, Fadıl Abdulgani ka theksuar se Asadi ka kryer krim kundër njerëzimit dhe se të gjitha arrestimet janë bërë krejtësisht të paligjshme.

Në raport thuhet gjithashtu se personat e marrë peng nga PYD mbahen në kushte të mjerueshme dhe janë preh e torturave të vazhdueshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button