Banorët e Skocisë dhe Irlandës së Veriut duan të qëndrojnë në BE

Qytetarët e Britanisë së Madhe të enjten në referendum me shumicë votash mbështetën largimin e vendit nga BE-ja (Brexit), megjithatë, në periudhën e ardhshme pritet jehona e referendumit edhe në planin e brendshëm. Mbi të gjitha pritet mbajtja e një referendumi për qëndrimin e Skocisë në Britaninë e Madhe, si dhe zgjimi i qarqeve radikale në Irlandën e Veriut, raporton Anadolu Agency (AA).

Pavarësisht faktit se për Brexit votuan 52 për qind të votuesve britanikë, 62 për qind e votuesve skocez dhe 55,8 për qind e votuesve në Irlandën e Veriut ishin për qëndrim në BE. Menjëherë pas shpalljes të rezultateve të referendumit, parlamentet rajonale të dy vendeve të lartpërmendura britanike drejtuan kritika të ashpra ndaj Brexit-it.

Lideri i Partisë Kombëtare Skoceze (SNP) dhe kreu i qeverisë krahinore në Skoci, Nicola Sturgeon, menjëherë pas publikimit të rezultateve të referendumit, tha se në Skoci përsëri në tryezë është ideja për referendumin e dytë për qëndrimin e Skocisë në përbërjen e Mbretërisë së Bashkuar.

“Skocia të ardhmen e saj e shikon brenda BE-së dhe kundër vullnetit të Skocisë Britania e Madhe do të largohet nga ky Union. Ky hap nga pikëpamja demokratike është i papranueshëm”, tha Sturgeon, partia e të cilit (SNP) ka 56 deputetë edhe në Parlamentin britanik.

Dje, qeveria krahinore në Skoci ka mbajtur seancë të jashtëzakonshme, pasi së cilës kreu i saj Sturgeon paralajmëroi se Skocia do të punojë në ruajtjen e pozitave të saj në Bashkimin Evropian dhe se së shpejti do të fillojë negociatat me Brukselin zyrtar për këtë çështje.

Në Skoci, ku jetojnë rreth pesë milionë e gjysmë banorë dy vjet më parë ishte mbajtur një referendum ku u votua për qëndrimin e vendit në Britaninë e Madhe. Megjithatë, analistët parashikojnë se rezultati i referendumit të dytë në atmosferën aktuale mund të prodhojë rezultate tërësisht të ndryshme.

Paralelisht me njoftimet e zyrtarëve skocez, referendumi për qëndrimin e Skocisë në Britani të Madhe mund të mbahet në dy vitet e ardhshme, pra edhe më parë nga largimi zyrtarë i Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button