“Përfundon operacioni për shpëtimin e Felluxhës”

Bëhet e ditur se operacioni për shpëtimin e qytetit të Felluxhës në rajonin Enbar të Irakut ka përfunduar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Komandanti i Operacioneve të Felluxhës, Abdulvahap es-Saadi, përmes televizionit shtetëror irakian, ka pohuar se “Në kuadër të luftës kundër terrorizmit, operacioni për rimarrjen nën kontroll të lagjes Exh-Xhulan në Felluxha, ka përfunduar. Si rrjedhojë informojmë se operacioni për shpëtimin e Felluxhës nga organizata terroriste DAESH, ka përfunduar.”

Saadi ka theksuar se gjatë operacionit për marrjen e Felluxhës të paktën 1. 800 militantë të DAESH-it janë vrarë.

Ushtria irakiane, policia e këtij vendi, milicë shia të Hashdi Shabi dhe forcat e fiseve suniite nisën një operacion të përbashkët më 23 maj për shpëtimin e Felluxhës nga organizata terroriste DAESH.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button