Fillojnë dorëheqjet në radhët e opozitës britanike pas “Brexit”

Pas daljes së përfundimit pro Brexit në referendumin në Britaninë e Madhe, kanë filluar edhe dorëheqjet në radhët e partisë më të madhe opozitare, asaj Laburiste, raporton Anadolu Agency (AA).

Hilary Benn, ka dhënë dorëheqjen nga kabineti hije i Partisë Laburiste pasi akuzon kryetarin e kësaj partie, Jeremy Corbyn, se nuk ka dhënë ndihmën e duhur për mbështetjen e qëndrimit të vendit në BE.

Në një deklaratë, Benn u shpreh: “Nuk ka besim se lideri i Partisë Laburiste, Jeremy do të fitojë zgjedhjet e ardhshme. Në një telefonatë me Jeremy i kam thënë që nuk kam besim tek ai. Pas kësaj ai më përjashtoi.”

Në sistemin politik të Britanisë së Madhe partia më e madhe opozitare formon qeverinë hije. Ndërkohë në mediat vendase flitet për një sërë dorëheqjesh në radhët e “kabinetit hije”. Këtë mëngjes edhe ministri i Shëndetësisë i kabinetit hije, Heidi Alexander, njoftoi se ka dhënë dorëheqjen.

Disa nga deputetët e Partisë Laburise kanë kërkuar nga lideri i kësaj partie një votëbesim pas referendumit. Ndërkohë 67 vjeçari Jeremy Corbyn u kritikua edhe pasi mori pjesë në marshimin e homoseksualëve. Por pas këtij marshimi në një deklaratë ai ka theksuar se nuk ka ndërmend të dorëhiqet.

Partia Laburiste ka 229 vende në parlamentin britanik në të cilin ka një total prej 650 vendesh. Partia Laburiste kishte ndërmarrë edhe një fushatë kundër daljes së Britanisë së Madhe nga BE-ja. Në referendumin e 23 qershorit 52 për qind e britanikëve votuan pro daljes nga BE-ja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button