Pacolli: Nga kjo qeveri neglizhente po shkatërrohet Kosova

Lideri i AKR-së Behgjet Pacolli ka thënë se nga kjo qeveri neglizhente po shkatërrohet ambienti i Kosovës.

“Kam frikë se natyra do të na hakmerret. Shkatërrohen male, (nuk ka maje mali që nuk është shkatërruar nga gurthyeset), shkatërrohen lumenjtë e shkatërrohen rrugët, vdesin njerëz nëpër humnerat e eksploatuesve të egër e shkatërrohet çdo gjë, shkatërrohet ekonomia e vendit”, transmeton Klan Kosova.

“Askush nuk e ka ndërmend ti parandalojë këto shkatërrim. Çfarë papërgjegjësie! Këta njerëz deri më tash merren vetëm me rehatimin e sponsorëve, familjarëve e klaneve të tyre, në mënyrë parazite e në kurriz të qytetarëve”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button