Vendoset përmendorja e Nexhat Agollit në sheshin “Maqedonia” (VIDEO dhe FOTO)
Pas një pritje të gjatë përmendoret sonte u vendos edhe përmendorja e tretë shqiptare në kuadër të projektit “Shkupi 2014”, raporton TV21, transmeton Portalb.
Përmendorja e Nexhat Agollit, u vendos në afërsi të ndërtesës së Telekomit që ndodhet në sheshin “Maqedonia”.
Agolli, iu bashkëngjit Pjetër Bogdanit dhe Josif Bagerit, përmendoret e të cilëve u vendosën përpara një muaji.
Bogdani gjendet përballë Kuvendit të Maqedonisë, ndërkaq Bageri në afërsi të Teatrit të Maqedonisë.