Anija turistike, e bllokuar në Antartik

Ndonëse janë bllokuar nga 25 dhejtori në Antartik, as sot nuk pritet të shpëtohen 76 udhëtarët dhe anëtarët e ekuipazhit të anijes turistike ruse, 2700 kilometra në Jug të Hobartit. Operacioni i shpëtimit është shtyrë për shkak të akullitdhe erës së fortë, lajëmrojnë agjencitë botërore të lajmeve.

Edhe pse ishte planfifikuar që sot të niste aksioni i shpëtimit, Drejtoria e sigurisë detare australiane (AMSA) njofton se kushtet janë të papërshtatshme, që udhëtarët të barten me anije të vogla nga akullnajat e Antartikut.

Theksohet se të gjithë udhëtarët janë të sigurt, kështu që është më mirë të mos rrezikohen duke dashur të shpëtohen.

Turistët ishin nisur me anije për vizitë në Autrali me rastin e festës së Krishtlindjeve.

Lajme të ngjashme

Back to top button